“Butrinti”, aktivisti: E kaluan ligjin si skutha, djalli fshihet te detajet

0
13

Aktivisti i Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit, Andi Tepelena ka folur për ligjin që parashikon menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga fondi Amerikano-Shqiptar.

Sipas tij, është për t’u shqetësuar fakti se ligji kaloi me shpejtësi në Parlament, ndërsa pati një kundërshti të fortë. Ai tha për “Fax News” se qeveria e kishte planifikuar prej kohësh këtë nismë.

“Shqetësimi është real se çfarë po ndodh me ligjin që kaluan me shpejtësi rrufe në parlament. Të shtunën ne bëmë një takim me ekspertë të fushës dhe të hënën morëm vesh që qeveria e kaloi me shpejtësi.

Pra qeveria ka frikë, aty ku ka diçka, mundohen të kalojnë me shpejtësi si “skutha” me një shpejtësi të frikshme këto ligje. Kjo çështje duhej të diskutohej me muaj madje sepse bëhet fjalë për një pasuri jo vetëm kombëtare por edhe ndërkombëtare.

Populli thotë djalli fshihet te detajet, pra ligji në tërësi të vetë u kontestua nga përfaqësues të shoqërisë civile, por u kalua me një shumicë të thjeshtë parlamentare. Ndërsa unë mendoj se ky duhet të ishte ligji më i rëndësishëm i Shqipërisë përsa i përket trashgëimisë kulturore. Mesa duket kleçka e këtij ligji qëndron në planifikimin prej shumë kohësh dhe ne kemi qenë në gjumë sepse nuk kemi kuptuar asgjë”, u shpreh Tepelena

Shkruaj nje koment