“Butrinti do përfundojë në aferë”, Soko debat me zyrtarin e ministrisë: Nëse do ketë shkelje do shkojmë bashkë në SPAK

0
9

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko e shikon si një projekt që do të përfundojë në aferë korruptive, projektin e dhënies me koncesion të qytetit antik të Butrintit.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’ në Top News, Soko tha se çështja e Butrintit është një aferë që ka ‘background’ financiar, por Ergis Sefa, shef i Kabinetit të ministres së Kulturës e hodhi poshtë duke thënë se shteti do ketë kontroll të dyfishtë.

Pjesë nga debati:

Soko: Çështja e Butrintit është një aferë që ka ‘background’ financiar. Besoj se kjo do përfundojë në aferë. Forma si administrohet duhet të mbetet e njëta por me personat e duhur. Por, kur nuk e ka frymën nga i pari, harroje se do i kenë ata më poshtë.

Sefa: Shteti ka kontroll të dyfishtë, është pjesë e fondacionit por edhe kontrollin e ka shteti. S’mund të akuzoj dikë për aferë tani pa nisur. Ishte gjykim kategorik. Prandaj kemi ndërtuar mekanizma kontrolli.

Soko: Cfarë del nga macja, gjuan për mi

Sefa: Ëshë kusht që auditimet të jenë publike. Nëse ka shkelje do shkojmë bashkë në SPAK

Shkruaj nje koment