Butrinti me PPP/ Zbardhet plani si parashikohet që të bëhet menaxhimi

0
140

Ministria e Kulturës pas shumë kërkesave të specialistëve të fushës, ka prezantuar projektin që parashikon planin e Integruar për Menaxhimin e Butrintit që parashikohet që të jepet me koncesion për 10 vite, nga 2020 deri në 2030.

PPP-ja që pritet ta marrë Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim nuk dihet ende sa do i kushtojë buxhetit të shtetit, ndërsa vetëm pas konsultimeve do të kalojë në Kuvend për të marrë ose jo miratimin. Parku Kombëtar i Butrintit zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 9424 hektarësh, ndërsa projekti është përgatitur pikërisht nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Ministria e Kulturës.

Për planin e menaxhimit, theksohet se është marrë tradita më e mirë e menaxhimit se si funksionon Kulla e Londrës, Qyteti romak i Pompeit apo Shërbimi Kombëtar i Parqeve në SHBA.
Sipas ministrisë e gjithë iniciativa po bëhet në funksion të përmbushjes së misionit për ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kombëtare.
Por një pjesë e arkeologëve e kanë kundërshtuar projektin e qeverisë për të dhënë me koncesion Butrintin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here