Buxheti hyn në krizë, të ardhurat bien me 3.5% në dhjetor për herë të parë pas pandemisë

0
89

Rritja e çmimeve dhe emigrimi i popullsisë duket se po e ndikojnë negativisht konsumin dhe kjo po reflektohet në ecurinë e të ardhurave buxhetore, të cilat shënuan rënie në vlerë nominale për herë të parë në shumë muaj, që nga periudha e pandemisë.

Ministria e Financave bëri të ditur se të ardhurat totale në buxhet të arkëtuara për vitin 2022 ishin 572.7 miliardë lekë, ose 62 miliardë lekë (12%) më shumë se një vit më parë.

Por kjo ecuri e mirë ka ardhur kryesisht nga zgjerimi i të hyrave buxhetore në pjesën e parë të vitit, kur çmimet e larta favorizuan arkëtimet, sidomos nga TVSH-ja. (shiko grafikun: Të ardhurat buxhetore, sipas muajve (mln lek)

Të dhënat e detajuara tregojnë se në dhjetor, të ardhurat në buxhet ishin rreth 50 miliardë lekë, ose 3.5% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Duke pasur parasysh se në dhjetor inflacioni ishte 7.4% dhe ekonomia pritet të jetë zgjeruar me 2-3%, atëherë rënie reale e të ardhurave rezulton me ritme dyshifrore.

Shkruaj nje koment