Buxhetit 2024, kostoja e drejtësisë arrin në 250 mln euro, dyfish nga 2016

0
98

Buxhetit 2024, kostoja e drejtësisë arrin në 250 mln euro, dyfish nga 2016

Projektbuxheti 2024 vendos një nivel të ri lidhur me planifikimin e shpenzimeve publike, të cilat arrijnë në rreth 736 miliardë lekë, duke mbështetur zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, nxitjen e punësimit dhe mbrojtjes sociale, si edhe duke vijuar në të njëjtën kohë me konsolidimin fiskal, tha sot para deputetëve në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ministri Ervin Mete.

Dy nga risitë janë rritja e kostove për sistemin e drejtësisë nga 13 miliardë lekë më 2016 në 26,2 miliardë lekë (250 mln euro) më 2024. Gjithashtu do të financohen edhe 1,1 miliardë lekë (10 mln euro) për ndërtimin e Tatrit të Tiranës.

Mete tha se të ardhurat buxhetore në raport me PBB për periudhën 2024-2026 parashikohen të jenë mesatarisht 27.8% e PBB-së. Kjo rritje bazohet kryesisht në përmirësimin e administrimit fiskal, duke zgjeruar bazën e tatimit me synim minimizimin e informalitetit dhe shmangies tatimore.

Eshte parashikuar për sektorin e Drejtësisë rritet në mënyrë të konsiderueshme, me 4.2 miliardë lekë më shumë. Këto shifra reflektojnë mbështetjen financiare për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të reja të reformës në drejtësi, ku përfshihen institucionet e Vettingut, të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, reformimin e institucioneve të sistemit të akuzës dhe sistemit gjyqësor, të inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Shkollës së Magjistraturës, si edhe reformimin e institucioneve të tjera të varësisë së Ministrisë së Drejtësisë.

Shkruaj nje koment