Buxhetit “i teprojne” mbi 9.6 miliarde leke, qytetaret nuk perfitojne asgje

0
161

Qeveria po vijon te grumbulloje me shume para, ndonese me ritme me te ngadalta se muajt e shkuar. Te dhenat nga Ministria e Financave dhe Ekonomise tregojne se ne harkun kohor janar-nentor ne arken e shtetit u futen 522.5 miliarde leke nga pak me shume se 458 miliarde ne po te njejtin hark kohor te nje viti me pare duke shenuar keshtu nje rritje me 14%. Shtrenjtimi i cmimeve eshte burimi kryesor i ketyre te ardhurave shtese, nga ku qeveria po merr me shume si pasoje e Tatimit mbi Vleren e Shtuar, akcizes dhe rentes minerare. Ndersa nje kontribut te madh ne te ardhurat tatimore dhe doganore pati edhe tatimi mbi te ardhurat personale nga paga. Te ardhurat me te larta se shpenzimet kane bere qe bilanci ekonomik 11-mujor te mbyllet pozitivisht me 9.6 miliarde leke. Qeveria e Edi Rames nuk i ka ndihmuar fare qytetaret ne krize. Paketa e ndihmes e dhene nga qeveria nuk u sherben familjeve ne nevoje dhe pensionisteve me 65.4%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here