Bypassi i Gjirokastres , qytetaret te painformuar per projektin qe perfshin zonen historike

Ndertimi i Bypassit ne zonen historike te Gjirokastres ka krijuar polemika si nga eksperte shqiptare ashtu dhe ata te huaj per trashegimine kulturore .Te cilet kane ngritur alarmin se me kete nderhyrje Gjirokastra po rrezikon statusin e saj si pjese e trashegimise e mbrojtur nga UNESCO. Nisja e punimeve pak kohe mepare, sipas eksperteve eshte bere pa u konsultuar me specialistet e fushes dhe kryesisht atyre te UNESCOS per kete arsye punimet jane pezulluar perkohesisht. Bypassi perfshin zonen prej Ures se Nanxes deri ne Urat e Medha te Dunavatit ku midis kesaj hapesire rrezikojne te humbasin disa shtepi te vjetra me vlera per qytetin e gurte. Vete banoret e zones shprehen se jane shume te paqarte se si do te vijoj kjo situate pasi nuk kane dijeni per projektin ndersa thone se per cdo nderhyrje duhet te ishin konsultuar mepare duke zhvilluar takime me ekspert te fushes per te arritur nje dakordesi se si do te vijohej me punimet.
Projekti i Bypassit kap shifrat e 330 milione lekeve ndersa mbetet ne pikepyetje vazhdimesia e ketij projekti per qytetin e Gjirokastres.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment