Bypassi në zonën muzeale të Gjirokastrës / Braho: Të ngopesh me lugë të zbrazët!

0
201

Nga Gramoz Braho

Të ngopesh me lugë të zbrazët!
Bashkia prezantoi projektin e baypass – it për zonën muzeale, sigurisht si të gjitha projektet e Rilindjes, 3D!
Sinqerisht si çdo Gjirokastrit e dua vendin tim, e adhuroj qytetin e Gjirokastrës dhe e them me bindje se çdo gjirokastrit është një ” Odise” në natyrën e tij.
I qetë, i zgjuar, diplomat, në kohën dhe vendin e duhur.
Por të gjitha këto dhunti me sa duket po anashkalohen nga ” Dinakëria” e klanit Rilindas duke u bërë dhuratë projeksione të ” animuara” ashtusikurse ishte aeroporti i Vlorës, i Kukësit e shumë e shumë filma të paraqitura nga Qeveria Rama!
Gjirokastritët nuk ngopen me lugë të zbrazët se, të japin ujë në bisht të lugës!
Nuk mund as të hidhen shashka pikërisht kur sociliastët e ndershëm pranuan të drejtohen pa demokraci të brendëshme por me censurë, drejt zgjedhjeve të ardhëshme, nejse, e rrëndësishme është që filmat artistik nuk po i mungojnë qytetit!
Mjaftojnë disa foto, administrata, për të dëgjuar batutat e drejtuesve dhe për ” Like” në rrjetet sociale dhe kjo punë mbaron sikurse po mbarojnë dhe rrugët e sokaqet e Gjirokastrës të cilat po i marrin shirat e stinës e ne, populli i Gjirokastrës, duhet të ngushëllohemi me faktin se ” Ska gjë do kemi ujë 24 – orë”.
Ska gjë një ditë do kemi rrugë dhe baypass, në mos mandatin e parë do e kemi te i dyti e në mos te i dyti mbase do fillojë te mandati i tretë por, nuk besoj se do mjaftonin as 100 vjet pushtet që gënjeshtrat e Rilindjes të bëheshin realitet!
Doktor dhe ju të nderuar deputet të qarkut Gjirokastër, projektet 3D nuk justifikojnë katastrofën që i është bërë këtij qyteti me qeverisjen tuaj prandaj koha juaj mbaroi, është koha e të rinjëve!

PEISHMEQYTETARËT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here