Cadra ime

0
446

Nga Skerdjan Dhuli

Prej 12 ditesh, Opozita e vendit, qytetare te shumte nga e gjithe Shqiperia, gdhihen e ngrysen ne Bulevardin Deshmoret e Kombit ne proteste per zgjedhjet e lira por jo vetem. Ata, dhe une bashke me ta, jemi ne shesh ne cadren e lirise per ti thene Edi rames qe koha jote mbaroi. Per ti thene qe Shpiptaret ne shesh jane shume, e shume me shume se hajdutet e qeverise. Se NE ne shesh jemi shume me shume sesa bandat kriminale te qeverise. Per ti thene se NE ne shesh jemi shume me shume sesa pronaret e parcelave me droge. Per ti thene se jemi shume me shume kunder kriminalizimt te kuvendit. Per ti thene se jemi shume me shume kunder koncensionimit te gjithckaje. Per ti thene se jemi kunder nje shteti qe mbron kriminelet, mbron Klemend Balilin me shoke. Per ti thene se ne jemi shume me shume sesa hakmarrja per Drejtesi e jotja. Per ti thene se jemi shume me shume Armando Prenga, Elvis Rroshi me shoke… Per ti thene se ditet e ketij shteti jane te numeruara. Kjo beteje nuk eshte e lehte. Nuk eshte nje beteje qe e ben kushdo. Por ne, e ne krye Lulzim Basha, e kemi marre persiper kete here shpetimin e Shqiperise nga nje zgjedhe qe I eshte vene kryeqafe saj prej 4 vitesh, duke I zene frymen. Per kete, e njemijeenje arsye te tjera, jemi sot e 12 dite ne Cadren e lirise, ose Cadren time. Ne historine e Shqiperise, me 18 shkurt ka nisur te shkruhet kapitulli I arte I saj. E kete, Partia Demokratike, lideri I saj Lulzim Basha, te gjithe ne, qytetaret e lire te ketij vendi, kemi vendusur ta udheheqim kete ndryshim. Nje ndryshim drejt nje epoke te re politike, ku Historia e deshi qe udheheqesi I saj te jete Lulzim Basha. Kjo epoke qe po vjen, qe rrenjet I ka tek ‘Cadra ime”, nuk eshte e nuk do jete e lehte per shumekend ka perfituar ne kurriz te shiptareve keto kohe. Madje do jete rraskapitese e deri ne shkaterruese. Nga ana tjeter, me duhet te kuptoj edhe ata qe per arsye te ndryshme nuk jane dot ne Cadren time. Nje pjese jane ne pune. Kercenimi me buken e gojes nuk kaperdihet lehte, dhe mungesen e tyre e mirekuptoj. Mirekuptoj po ashtu edhe ata qe jane skeptike, e rrine te heshtur ne shtepite e tyre, duke mos pasur besim pasi edhe PD ne qeverisjet e saj, ka pasur mekatet e saj. Per keta kam vetem nje garanci: Lulzim Basha dhe PD-ja e re e sotme. Ashtu si dhe une, qindra e mijera te rinj jane sot ne PD fale tij, per te punuar me te, e per te dhene nga vetja gjithe arsenalin e tyre intelektual e profesional qe Shqiperia neser te jete nej tjeter shtet, nga ky qe kei sot. Nga 18 shkurti, ka nisur ajo qe quhet Republike e re. Nje republike qe shteti nuk punon per nje klan oligarkesh te lidhur me pushtetin, po punon per qytetaret. Nje Republike qe drejtesia nuk vendos me sipas partise ne pushtet, po sipas ligjit. Nje Republike qe bandat kriminale shkojne ne burg e jo ne Kuvend. Nje Republike qe nuk ka Polici qe mbron e ruan parcela droge, po nje Polici e Xhandarmeri qe I del zot vendit dhe qytetareve te ndershem te tij. Nje Republike qe nuk e dergon ekonomine ne duar oligarkesh, po ne duar njerzish te ndershem. Nese do vazhdoj me arsyet e Republikes se re, do duhen nete dimri. Prandaj, cilido qe nuk ka qene ne Cadren e Lirise, ose cadren time sic e quajne protestuesit, kane rastin per te mos I humbur treni i Historise. Nese ky tren iken sot, dijeni se kur te vije, sdo kete ngele me Shqiptar ne Shqiperine tone. Prandaj une sot jam ne shesh. Eja edhe ti.

Cadra ime, ka vend per te gjithe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here