Çadrat me vete! E gjithë java parashikohet me reshje, ja qytetet që do të preken më tepër

0
185

Ditën e sotme vendi ynë u përfshi nga reshje të dendura shiu të cilat sollën edhe përmbytje në disa qytete të vendit.

Ndërkohë për ditën e Martë dhe të Mërkurë moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime. Përgjatë relieveve malore në mesditës në jug të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët. 

Ditën e Enjte dhe të Premte moti do të jetë me kthjellime dhe zhvillime të vranësirave në mesditë.

Reshjet do të jenë prezente në juglindje të vendit me me intensitet të ulët e lokalisht mesatar përqendruar përgjatë relieveve kodrinore-malore të vendit, bën me dije Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë bregdetit era fiton shpejtësi 12-14m/s, kryesisht ditën e Hënë dhe të Martë.  Valëzimi në dete do të jetë I forcës 2-3 ballë.

Shkruaj nje koment