Caktohet data e mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore

0
29

Është caktuar data e mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet pranë Sallës Pjetër Arbnori, në katin e katërt, më 6 shkurt, ora 12:30,  ndryshe nga hera e fundit ku pas aksio

nit të opozitës u zhvillua online.

Të nderuar anëtarë të Komisionit, Më lejoni t’Ju njoftoj se ditën e martë, datë 06 shkurt 2024, ora 12:30, Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të zhvillojë mbledhje me rend dite si më poshtë:

Seancë dëgjimore me disa nga Organizatat e Shoqërisë Civile që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore.

Mbledhja do të zhvillohet pranë Sallës Pjetër Arbnori, në katin e katërt.”, thuhet ne njftim.

Kujtojmë që disa ditë më parë 47-deputetë të opozitës kanë kërkuar të ndryshohet përbërja e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Në një kërkesë drejtuar Kryetares së Kuvendit dhe për dijeni Ambasadorëve të Quint-it dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, 43 deputetët e PD të grupimit Bardhi-Berisha, 3 deputetët e Partisë së Lirisë dhe deputeti i PD Agron Shehaj, i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit të procedojë me ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

47 deputetët e opozitës, të cilët së bashku me 7 deputetët e Grupit Parlamentar për Demokraci dhe Integrim që kanë caktuar Shpëtim Idrizin si anëtarë të tyre, , kanë theksuar se përveç faktit që Shqipëria ka detyrimin ndërkombëtar për reflektimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, nga ana tjetër Kuvendi ka detyrimin për të reflektuar edhe 3 vendime të Gjykatës Kushtetuese, që lidhen kryesisht me formulën ligjore të përllogaritjes së mandateve për deputet, si dhe votën e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.