“Çdo shtim i diturisë së vërtetë është shtim i fuqisë njerëzore.”

Nga Roland Bejko

“Çdo shtim i diturisë së vërtetë është shtim i fuqisë njerëzore.” – Horace Mann

Të nderuar mësimdhënës, kudo ku jeni, kudo që festoni, gjej rastin që në ditën simbol kombëtar të 7-Marsit, “Ditës së Mësuesit”, t’ju uroj për punën tuaj misionare e të palodhur.
E gjithë shoqëria, të gjitha profesionet, janë inspiruar, së pari nga dituria e mësuesve tanë dhe mbështja për të tejkaluar të mundshmen drejt fillimimeve të reja.
Profesioni juaj ka ndikim shumë në projektimin e të ardhmes së çdo fëmije. Dizajni juaj për të punuar me “vatra universale” e bën komunikimin arsimor të përshkojë distanca për të arritur si qëllimin formimin e “universeve” të reja. Gjithë jetën kujtimi i shkollës na ngroh. Me një ngrohtësi të veçantë dhe një ndjenjë të mahnitshme trishtimi dhe gëzimi të njëkohshëm, ne kujtojmë mësuesit tanë, shokët e klasës sonë dhe gjithë kujtimet e para i dedikohen shkollës.
Ju do të ndikoni gjithmonë në jetën e dikujt, duke bërë të jeni në kujtimet e çdo fëmije. Dhe, kjo është ajo që e bën që t’ja vlejë e gjithë puna që bëni.
Ju gjithmonë më keni perngjasuar me një KLEPSIDËR, që zbrazet në brendinë e vet, për të mbushur enën e qeltë fëminore.

Jam i sigurt që shoqëria ndihet në borxh me ju, ndërsa pushtetet që abuzojnë me përlësinë dhe sakrificat tuaja duhet të ndihen të turpëruara jo thjesht për përdorimin politik që i bëhet këtij misionari fisnik, por edhe për diskriminimin e vlerësimit të pamjaftueshëm të mundit tuaj financiar.

Arsimi është një themel për një të ardhme më të mirë dhe urimet në këtë ditë, e çdo ditë tjetër janë të pafundme.

PS: Në jetën e çdo njeriu, të parët nga njerëzit jashtë rrethit familjar që lënë gjurmë në edukimin dhe formimin e një njeriu janë padyshim mësimdhënësit.

Ata që kanë pasur një ndikim të fortë në jetën time brenda dhe jashtë shkollës kanë qenë:

8- vjeçare: im gjysh Et-hem Aliko, Zija Basha , Dasho Gega, Memo Buci, Sali Rabi, Fadile Braja, Konstando Kikino, Leonidha Kaçi, Age Bozgo, Saliko Brahimi, Beqir Mamo.

E mesme: Riza Sinoimeri, Shefqet Shehu, Petrit Aliko, Bujar Dudumi, Petro Isufi, Vasil Ristani, Zamira Kote, Merita Kore, Hekuran Xheko, Panajot Qamo, Konstandin Gjenerali.

Universitet: Sadik Bejko, Republika Çulli, Jani Jani, Bekim Harxhi, Tasim Gjokutaj, Lavdie Xheko, Mimoza Kore, Muharem Jakupi, Roland Zisi, Piro Loli, Valter Memisha.

Francë: Artan Fuga, Alain Brossat, Hysamedin Kullashi, Jacques Baratte

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment