Ceka: OSBE të ikë një orë e më parë, është pjesë e aparatit kriminal të vjedhjes së votave!

0
168

Ish-Ministër i i Brendshëm, politikani Neritan Ceka, ka bërë një akuzë të fortë mbrëmjen e djeshme ndaj OSBE-së duke deklaruar se “është pjesë e aparatit kriminal të vjedhjes së votave” ndaj dhe duhet të kishte ikur me kohë nga Shqipëria.

Ceka, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Tv Ora tha: ” Kemi të gjithë ndërkombëtarët të aktivizuar, një pjesë e tyre i hedhin ujë zjarrit, nuk shohin që ka një dekret presidenti, që ka një vendim të paligjshëm të kQZ për vazhdimin e zgjedhje, por del përfaqësuesi, ai që quhet gjoja Ambasadori i OSBE-së dhe thotë “Mos pengoni zgjedhjet!’ Ore, si nuk ka pyetur, ky Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka çuar ndodnjë shkresë se si do të vazhdoijë?! Nuk ka çuar…Po ti ke dekret të botuar dhe mungesën e një…po si mund të veprojë Policia?! Ky nuk handikap! Kjo është pjesëmarrje në krim! Kjo është pjesëmarrje në krim dhe OSBE është bashkëpunëtore e ndërtimit të gjithë këtij aparati kriminal. E them edhe 100 herë. Nuk trembem fare se e kam thënë edhe kur isha kryetar i Kuvendit: Të ikë OSBE-ja një orë e më parë nga Shqipëria, është pjesë e aparatit kriminal të vjedhjes së votave, për interesat e tyre! Është pjesëmarrëse! Borchard është pjesëmarrës! Nuk merrem fare me emra!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here