
Posterat e Partisë Socialiste janë vendosur jo në mënyrë të rregullt, por sërish KQZ nuk urdhëron heqjen e tyre.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi gjatë shqyrtimit të ankimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” të cilët kërkonin nga KQZ diçka tjetër.
“Mendoj që kjo është shkelje dhe në bazë të pikës pesë policia bashkiake duhet të garantojë zbatimin e këtij neni duke bërë heqjen e këtyre materialeve propagandistike”, tha përfaqësuesi i PL.
Por e vetmja shkelja që konstatoi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nuk ishte as gjuha denigruese e as ajo seksiste siç thekson koalicioni, por fakti se në posterat gjigand nuk ishte vendosur dixhitura se përgjegjësia ligjore për vendosjen e tyre ishte e Partisë Socialiste, për të cilën kërkoi korrigjimin e materialeve propagandistike.
“Ndaj duhet vendosur brenda dy ditëve, në rast të kundërt do të urdhëroj heqjen e materialeve”, tha komisioneri.
Komisioneri kërkoi që Partia Socialiste brenda 48 orëve të vendosë në dispozicion të KQZ-së të gjitha marrëveshjet kontraktuese, të bëra nga Partia Socialiste me subjekte tregtare për afishimin e materialeve propagandistike pa qenë e nevojshme të sjellin aspektin financiar.