Celibashi “ultimatum” Kuvendit dhe partive politike: Vota e diasporës të zgjidhet tani

0
126

Komisioneri Ilirjan Celibashi ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me gazetarët.

Celibashi i drejtoi një “ultimatum” partive politike duke kërkuar që vota e diasporës të jetë një çështje që duhet zgjidhur sa më shpejt.

Celibashi tha se nëse urdhri i Gjykatës Kushtetuese nuk përmbushet, votuesit e diapsorës nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

“Kuvendi dhe partitë politike duhet të vendosin tani në lidhje me votën e diasporës. Jemi në dijeni të faktit të Gjykata Kushtetuese ka prodhuar një realitet të tillë që udhëzon Kuvendin në lidhje me këtë çështje. Nëse ky urdhërim i Gjykatës Kushtetuese nuk do të përmbushet, nuk hezitoj ta them që për zgjedhjet 2025 votuesit e diasporës nuk do të mund të votojnë atje ku kanë vendbanimin”, tha ndër të tjera ai

Shkruaj nje koment