Ceremoni zyrtare për 104 vjetorin e pavarësisë

0
501

Është përkujtuar sot 104 vjetori i pavarësisë së vendit, ndërkohë që PD lokale, ka përkujtuar edhe 72 vjetorin e clirimit. Përfaqësues më të lartë të pushtetit vendor në Gjirokastër, drejtues institucionesh dhe nga subjektet politike, janë bashkuar në vendosjen e kurorave dhe buqetave me lule, në monumentin e Heroit Kombëtar Cerciz Topulli, në sheshin ku mban emrin e tij. Ceremonia është organizuar nga Institucioni i Prefektit të Qarkut të Gjirokastër dhe kanë marrë pjesë prefekti Flamur Bime, kryetari i Këshillit të Qarkut Armand Hila, kryetarja e Bashkisë Zamira Rami, kryetari i PS Gjirokastër Flamur Golemi, kryetari i PD Gjirokastër Roland Bejko, si dhe përfaqësues të tjerë nga pushteti vendor. Prefekti Famur Bime pas vendosjes së kurorave me lule në monumentin e Cerciz Topullit, është shprehur se dita e pavarësisë është një datë që përkujton kontributin e patriotëve vendas. Ndërkohë që edhe kryetarja e Bashkisë Zamira Rami, ka vlerësuar kontributin e dhënë nga ana e patriotëve gjirokastritë.

Shkruaj nje koment