Ceshtja Balili, policia kontrolle në 7 banesa në Gjirokastër

0
374

Operacioni për kapjen e shumë të kërkuarit Klement Balili, është përqëndruar në zonën e Gjirokastrës. Njësitë e shërbimeve operacionale të Policisë së Shtetit si dhe patrullat e ndërhyrjes së shpejtë, kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në qytetin e Gjirokastrës, si dhe në fshatrat Asim Zeneli, Golem dhe Fushbardhë në Gjirokastër. Brenda në qytetin e Gjirokastrës, policia ka ushtruar kontrolle në shtatë banesa kryesisht në lagjen ish SMT, Palorto dhe tre banesa në lagjen “18 Shtatori”. Tek këto banesa, policia dyshonte se mund të ishin baza për strehim të mundshëm të Balilit kjo falë edhe lidhjeve familjare dhe farefisnore që ka i shumëkërkuari me familjet që ishin në qendër të kontrollit prej Policisë së Shtetit. Burime nga Policia, konfirmojnë se kontrollet janë ushtruar në orët e para të mëngjesit të së dielës, si dhe në orët e mbrëmjes së të shtunës. Në këtë operacion, janë angazhuar katër grupe kontrolli me nga 7 punonjës policie, si dhe të ndihmuar edhe nga ana e policisë vendore të Gjirokastrës. Këto kontrolle kanë rezultuar nul pasi asnjë gjurmë apo dhe shenjë e Balilit, nuk është zbuluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here