Çështja “Beleri”, Greqia ripërsërit qëndrimin ndaj Shqipërisë

0
98

Burime diplomatike nga Brukseli rikonfirmuan të martën qëndrimin e Greqisë se nuk do të pranojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE pa progres për çështjen e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Çështja konsiderohet si një vendim politiko-administrativ, jo një çështje pavarësie gjyqësore, shkruan Kathimerini. Greqia kërkon lejen e kryetarit të zgjedhur për t’u betuar dhe për të ushtruar të drejtat politike.

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së diskutoi të martën çështjet e zgjerimit, duke përfshirë shkëputjen e mundshme të pranimit të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Udhëheqësit e BE-së, në projekt-konkluzionet e tyre të Samitit, përsëritën angazhimin për integrimin e Ballkanit, duke kërkuar një proces të përshpejtuar pranimi. Negociatat e Bosnje-Hercegovinës do të fillojnë me plotësimin e mjaftueshëm të kritereve, siç udhëzohet në projekt-konkluzionet.

Kujtojmë se të hënën kërkesa e Belerit për leje të posaçme për betimin si kryetar bashkie u rrëzua nga gjykata shqiptare e apelit.

Beleri është arrestuar që prej muajit maj për blerje të dyshuar votash, pasi u zgjodh kryetar i Bashkisë së Himarës në Shqipëri me shumicë etnike greke.

Shkruaj nje koment