Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarëve Giannis Oikonomou u takua dje me homologun Taulant Balla në kuadër të Procesit të Berlinit.
Tema kryesore e bisedës ishte thellimi i bashkëpunimit midis Greqisë dhe Shqipërisë në çështjet e sigurisë, sipas Ekathimerini.
Përveç këtyre bisedimeve, Oikonomou ngriti edhe shqetësime rastin e Fredi Belerit, i cili u arrestua pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe ende nuk është betuar si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.
Ministri Oikonomou shprehu shqetësimin e tij për ndalimin e zgjatur të Belerit përpara gjykimit të tij. Ai vuri theks të veçantë në mohimin e së drejtës së Belerit për t’u betuar dhe për të kryer përgjegjësitë e tij si kryetar i zgjedhur në mënyrë të rregullt brenda një kuadri demokratik.
Oikonomou theksoi se kjo situatë jo vetëm që binte në kundërshtim me parimin e prezumimit të pafajësisë, por ishte edhe në kundërshtim me ‘acquis’ evropiane, e cila është një bazë thelbësore për perspektivën e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.