Çështja Kacifas/Babis Karathanos: Qeveria e Edi Ramës vrau një të pafajshëm!

0
140

Babis Karathanos ka reaguar për ndalimin që iu bë në kufi, ku nuk u lejua që të hynte në Shqipëri.
Në një intervistë ekskluzive për Fax news, Karathanos ka thënë se ai nuk është person i padëshirueshëm në Shqipëri, dhe ky është një trillim i mediave.
Pse ju refuzuan hyrjen në Shqipëri ?
Unë vajta një ditë para ditës së përkujtimores së Kostandinos Kacifas bashkë me deputetin e Neas Dhimokratias Konstandino Bogdano.
Në kufi pritem rreth dy orë dhe mbas dy orësh në bisedime me Ministrinë e Brendshme të Tiranës më njoftuan se nuk mund të futem pasi dokumentat e mia të udhëtimit nuk janë ato që duhet të futem.
Pyeta çfarë dokumentash udhëtimi duhen?
-Më thanë që për ty kërkohen dokumenta të veçanata, i thashë po deputeti Bogdano që futet ka të njeta dokumenta dhe pasaporta me të miat. Nuk ka gjë pasi këtë të shtunë e të dielë nuk mund të futesh, por javën tjetër hajde, keto !
Më dhanë një letër ku shkruhej që nuk kam dokumentat e duhura për tu futur në Shqipëri. Nuk më thanë që jam person “Non Grada”, nuk më thanë që jam i papranueshëm apo i rezikshëm, nuk kam asnjë problem por vetëm atë nuk kam dokumentat e rregullta. Më thanë se nuk mund të marrë pjesë në një përkujtimore fetare.
Shqipëria duhet të kuptojë të kuptojë në se do të futet në Europë duhet të sillet si vend Europian. Në asnjë vend të Europës nuk ndalohet hyrja, por vetëm për kriminelët për njerëz që kanë vrarë njerëz, që janë arrestuar dhe gjykuar për trafik lëndë narkotike që kanë bërë krime, që i ndjek Interpoli.
Në asnjë vend të Europës nuk ndalohet hyrja e një qytetari europian, sepse idetë e tij janë të ndryshme me ato të Shqipërisë. Nuk mund të ndalojë asnjë qytetar europian Shqipëria për të marrë pjesë në përkujtimore fetare.
Këto janë taktika dhe praktika të regjimit Hoxha, ku fatkeqësisht zoti Rama vazhdon ta zbatojë. Me këto mëndje zoti Rama kur nuk do të futet në Europë. Dhe asnjëherë Greqia nuk do të jetë dakord të të futet një shtet që tmerron, kërcënon dhe vret dhe burgos njerëz. Nuk ka asnjë shanc të futet në Europë me këtë veprime. Në qoftë se nuk e kupton politika shqiptare do ri përgjithmonë në kohën e Hoxhës.
Ju ishit Non Grata vitin e kaluar?
Nuk më ka thënë asnjeri që jam person “Non Grata”. Nuk më ka thënë njeri që jam person i padëshirueshëm në Shqipëri. Këto i shkruajnë gazetat në Shqipëri dhe portalet. Unë kurrë nuk kam qenë person “Non Grata” kurrë dhe as sot.
Në se do të isha do të ma kishin thënë në kufi se jam i padëshirueshëm, do të më kishin dhënë një letër qe ma ndalohet hyrja për pesë apo dhjetë vite si kanë vepruar me të tjerë, kurrë nuk më dhanë. Vetëm një letër më dhanë që nuk kam dokumentat në rregull, ku e kam fotografuar për të parë se çfarë shkruan
Neser mund të futeni në Shqipëri?
Neser që pasneser dhe çdo ditë mund të futem në Shqipëri, por nuk mund të futem në Shqipëri për të marrë pjesë në një përkujtimore të një greku ku e vrau policia shqiptare, nuk mund të futem vetëm në përkujtimoren Kacifa, ndryshe mundem.
Çfarë është për ju Kostandino Kacifa?
Kostandinos Kacifas është një grek që lindi dhe u rrit në Bularat, një fshat minoritar grek, në një vend të rëndësishëm se atje gjenden varrezat e ushareve grek të rënë në 1940, ku luftuan dhe dhanë jetën për liri kundër fashizimit. Ai u rrit në atë fshat duke mësuar historinë e luftës se si luftuan grekët. Me këto mendime dhe dashuri për atdheun, atdheun grek, pasi është me kombësi greke dhe shtetas shqiptar.
Të vetmen gjë që bëri ishte se mori pjesë në festë, kurrë nuk provoki shqiptar, as në facebook, o Kostandinos asnjëherë nuk shkruajti në dëm të shqiptarëve, asnjëherë nuk u dënua për padrejtësi. Ishte një njeri i mirë, donte shume atdheu. Mendonte që Shqipëria duhet të respektojë të gjitha të drejtat që ka minoriteti grek, ku është edhe dita e festës greke 28 Tetori që mundemi të ngremë flamurin. Këto janë që ai mbronte.
Natyrisht e kam thënë dhe e them se ai nuk duhej të nxirrte armë, por nuk dimë a qëlloi, kur ne themi që ai nuk qëlloi, Le tënxjerri përfundimin prokuria e Tiranës, të na thotë se në çfarë rethanash u vra Kostandino Kacifas, a mbante armë në dorë kur u vra, a qelloi ai, të bëhet kontroll në armën e tij. Ne këto kërkojmë nga Shqipëria.
Shqipëria në se do që të jetë vend europian, të gjitha këto duhet t’i kishte bërë brenda tre muajve. Ka kaluar mbi një vit dhe nuk ka thënë asnjëherë prokuroria si u bë vrasja e tij.
Në këto operacione RENEA filmohen këto operacione, kërkojmë të na japin këtë video për të parë në se ka qëlluar Kacifas. Duam të na tregojnë këto, të na tregojnë analizën e armës së tij në se ka qëlluar.
Këto të gjitha duhet të na i japin zyrtarisht , për të na treguar në se kishte të drejte Shqipëria për ta vrarë, pasi ne themi se mund ta kishte arrestuar, Beri gabim qe mori armë, ishte gabim, nuk dinë në se qëlloi, në se kundërshtoi .
Ne themi se u vra me dy plumba në zemër në distancë të afërt, për këto duhet të na përgjigjet prokuroria e Tiranës, vetëm atëhere Greqia mund të qetësohet se ai njeri mund të ishte arrestuar por u vra.
Për ne Kacifas është hero!
Është hero se vdiq, u vra për të mbrojtur vlerën e madhe, simbolin kombëtar, flamurin kombëtar, simboli i gjithë grekëve kudo që jetojnë, jetojnë në Shqipëri si minoritet grek, jetojnë në Australi, Amerikë apo në Greqi. Këto të drejta i ka çdo minoritet.
Grekët në Shqipëri nuk janë minoritet fetar. Grekët në Shqipëri janë minoritet kombëtar dhe kanë të gjitha të drejtat e minoritetit kombëtar. Këto duhet të kuptojë Shqipëria dhe ti respektojë këto të drejta dhe të mos vrasë ata njerëz që kërkojnë të drejtat e tyre.
Rama tha se Kacifas ishte një njeri ekstremist se mbante armë në dorë!
Zoti Rama tha në Euronews se ai ishte nje njeri i rrezikshëm. Ne themi të na faktojë zoti Rama, të na japë të dhëna nga operacioni i vrasjes së tij, se ai njeri kundërshtoi, qëlloi policinë, kanë video të na i tregojnë, të bëjnë kontroll në armën e tij në se ka qëlluar, ku kjo tregohet ne se ka qelluar.
Ne mendojmë se nuk ka tregues të tillë, në video duket se Kacifas nuk ka qelluar por u dorëzua dhe e vranë. Policia RENEA me urdhër të ministrit të Brendshëm që është tani. Pra me urdhër të qeverisë u vra, për ne duhej të ishte arrestuar dhe dënuar për mbajtjen e armës, për këtë jemi dakord, për të tjerat në se zoti Rama nuk na fakton këto me hetimet e prokurorisë ne do vazhdojmë ta quajmë hero që ra dhe dha jetën e tij për të mbrojtur një të drejtë të minoritetit grek në Shqipëri.
Përse drejtësia shqiptare nuk lihet të mbarojë punën e saj, përse futet politika në mes?
Ne këtë duam që prokuroria dhe Gjykata të na përgjigjen në këto pyetje, Ne duam që prokuroria të na përgjigjet duke na treguar me fakte si u vra Kacifas, këto duam të mësojmë, prokuroria dhe gjykata të na thonë. Nuk duam të na i thotë politika, por drejtësia, pasi mbi të gjitha është drejtësia.
Në si ai njeri kundërshtoi dhe qëlloi dhe u vra në shkëmbin zjarri do ta pranojmë. Në se nuk është bërë kështu mund tl ishte arrestuar. U vra, atëherë kjo ishte një vrasje e ftohtë dhe për këtë Shqipëria do të gjykohet dhe do të paguaj, ata që dhanë urdhër për vrasjen e Kacifës do ta paguajnë, ai që qëlloi do ta paguaj pasi është një vrasje, këto duhet të na tregojë prokuroria e Tiranës këtë duam ne.
Τhirrje të tilla po të bëheshin nga shqiptarë në Greqi si do vepronin autoritetet tuaja?
Atje në atë vend ku jeton minoritet grek në Shqipëri ne e njohim si Vorioepir. Ja përse: – 3.000 vite më pare në atë zonë jetonin grekët, shqiptarët erdhën më pas. Të gjitha fshatrat atje, qyteti Himara fshatrat e Sarandës të Gjirokastrës, Korçës, Ersekës, Përmetit ishin përherë greke, flisnin greqisht 3.000 vjetë.
Shqipëria sa shtet u krijua më 1913 dhe atje u bashkua ajo zonë epirit dhe që në atë kohë thamë Vorioepiri. Ne nuk themi qe ajo zonë i përket Shqipërisë, por Shqipëria që të njihesh nga OKB si shtet u detyrua që të respektojë minoritetin kombëtar grek dhe të ketë të gjitha të drejtat pasi janë grekë.
Pra Shqipëria firmosi se këtu janë grekë dhe kanë të gjitha të drejtat, në se thonë me thirrje vorioepir dhe është tokë greke nuk thonë se ajo tokë të bëhet Greqi, pra 3000 vjetë në atë tokë jetojnë grekë. Pra ata grekë që jetojnë këtu duam të kenë të gjitha të drejtat, gjuhën, shkollat, lirinë, simbolet e të gjitha këto.
Nuk mundet që një shqiptar në Greqi ta thotë atë, asnjëherë në Greqi nuk ka patur minoritet shqiptar. Në Greqi ka emigrantë shqiptarë ku punojnë nuk i shqetëson askush, kanë të gjitha të drejtat e tyre. Shumë nga ata marrin pensione, mund të shkojnë dhe të vijnë lirisht, pra nuk kanë karakterin e minoritetit shqiptar në Greqi, por thjesht është një komunitet që ka të gjitha të drejtat si emigrantë. Është ndryshe njera dhe ndryshe tjetra.
Kur ne thërasim vorioepiri është grek do të kuptojmë prezencën greke atje ku të kenë të gjitha të drejtat ku duhet ta respektoje shteti shqiptar. Ka firmosur për t’i respektuar këto të drejta.
Nuk kërkojmë tokë, nuk themi gje tjetër, nuk duam luftë duam paqe, duam një bashkëpunim të mirë. E duam popullin shqiptar, asnjëherë nuk kanë patur probleme grekët atje me njerëz të thjeshtë shqiptarë, por zyrtarisht kanë pasur probleme me qeveritë, kryesisht me komunizmin ku mbyllën kishat nuk na lanë të kryenin shërbimet fetare, të mësonin greqisht, por kanë zvogëluar sipërfaqen në 100 fshatra. Nuk lejojnë që të njihet minoriteti në Himarë, Korcë, Ersekë dhe Përmet ku gjithmonë ka grekë.
Të gjitha këto i ndalon e drejta kombëtare atje ku jeton greku të deklaroj qe eshte grek. jo të lindi në Derviçan dhe shkon në Gjirokastër dhe të humbas kombësinë greke.Në asnjë vend nuk ndodhin këto. Kush shkon ne Tiranë dhe është grekë të humbasë kombësinë greke. Ku jetojnë grekë në Shqipëri duhet të kenë të drejtat e tyre, shkolla të mësojnë gjuhën e tyre, te respektohen nga ky vend minoriteti. Këto themi ne!
Duhet të mësojnë se ka shumë të tilla minoritete kombëtare në shumë vende. Ka minoritete kombëtare italiane në Austri minoritet austriak në Itali, minoritet francez në Gjermani. Ka minoritet në Francë dhe Spanjë, Katalonia ku kërkon të drejtat e saj edhe pse ka qeverinë e saj dhe kërkon të drejta të tjera. Minoritetet kanë të drejtë të kenë e tyre, në veçanti të kenë një marrëveshje të veçantë, jo të dëbohen dhe të vriten fëmijë për të zbatuar këto të drejta.
Ne jemi kunder luftës, kundër marrëdhënieve të këqia, duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Ne jemi të parët që kërkojmë që Shqipëria të hyjë në BE, por duhet të respektojë të drejtat e grekëve atje, duhet të qendrojë përballë minoritetit ashtu si qendron, të mos shkatërrojë tabelat në gjuhën greke, të mos vrasë fëmijët tanë, të mos ulë flamujt grekë dhe të mos kërcënojë grekët atje.
Këto kërkojmë ne dhe këto duhet të dini se qeveria e re e Mitsotakis do jetë i shumë i ashpër nga ish-qeveria Tsipras. Këtë duhet ta dini, si politikan i Nea Dhimkratia ju them se qeveria greke do dhe kërkon të mos u merret prona në Himarë dhe zonat e tjera, të kenë të gjitha të drejtat, të kenë të drejtë në shërbimet fetare, të flasin gjuhën e tyre, të hapin shkolla dhe të mos kërcënohen nga policia, të mos ndiqen. Në se Shqipëria këto nuk i respekton ta dini se nuk e shikon Europën dhe do jemi të parët që do ta ndalojmë.
Mesazhi qe jep Karathanos
Dua ti drejtohem me këtë mesazh popullit shqiptar se ne nuk urrejmë popullin shqiptar, nuk kemi asgjë me ata shqiptar që duan marrëdhënie të mira me Greqinë. Ashtu si është sjellur Greqia me gjithë shqiptarët që erdhën dhe punuan këtu dhe i mbështetem me të gjitha forcat kur ra sistemi komunist dhe më pas me piramidat etj. Ne duam të njëjtat gjera dhe mbështetje nga qeveria shqiptare për grekët që jetojnë atje.
Vetëm me bashkëpunim, vetëm me respektin e se drejtës, vetëm kështu konkretisht Shqipëria mund të eci dhe mund të bëhet një vend modern europian. Në se nuk e bën këtë do të mbes atje ku ishte në një unotropi ku firmose Hoxha, ku trembej njeri nga tjetri, ku nuk kishte liri, ku nuk kishte demokraci dhe shprehje të lirë për çdo qytetarë shqiptarë.
Për të cilat përpiqemi ne janë kërkesa të shqiptarve demokrat të cilët duan liri në Shqipëri. Këto duhet ti marrë parasysh zoti Rama dhe të gjitha partitë politike dhe ata qe dobësojnë marrëdhëniet e dy vendeve, ku nuk krijonë fushë për të bashkëpunuar .
Mesazhi ku dua të jap është i qartë se kini përballë një njeri ku prindërit e mi lindën dhe u rritën në Voriepir në jug të Shqipërisë. Kam shumë miq shqiptarë ku duhet ta kuptojnë të gjithë. E dua këtë vend , dua të zhvillohet dhe respektoj të drejtat e çdo populli, por duhet qe edhe Shqipëria të respektojë të popullit grek atje dhe çdo njeriu që ka të drejtat e njeriut të drejtat e minoritetit dhe kombëtare dhe fetare.
Besoj dhe shpresoj se të gjitha do të shkojnë mirë. Jap një mesazh bashkëpumini dhe miqesie për dy popujt, kjo të bëhet nga të dy anët si nga Shqipëria ashtu edhe nga Greqia. Që të bëhet kjo e para për mua mesazhi do të jetë qe te na japin rezultatin e vrasjes së Kostandino Kacifas, për ne kjo është vlerësim.
Duhet që Shqipëria të na thotë për çfarë arsye u vra Kacifas, përse nuk u arrestua dhe u dënua për atë që bëri. Nuk ka në Europë të tillë drejtësi. Jeta e një njeriu është mbi të gjitha. Jeta e një njeriu për atë çka bërë si kriminel në se shpëton shpëtohet. Jeta e njeriut eshte mbi te gjitha për çdo gjë qe ka berë të gjykohet për atë çka bërë.denimi i tij është të gjykohet dhe të denohet me drejtësi për atë që ka bërë.
Vrasja nuk është kurrë dënim, këtë duhet të kuptojë qeveria shqiptare se nuk mund të zgjidhen mosmarrëveshjet duke vrarë njeri tjetrin, sëbashku mund te ecim bashkë përpara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here