Çështja Kacifas/ Pas lajmit për ” vetvrasjen” reagon Prokuroria e Gjirokastrës:Nuk ka ende një konkluzion!

0
169

Pas lajmit të shpërndarë në media për akt ekspertizën ku rezultonte se Kostandino Kacifa nuk u vra por u vetëvra ka reaguar dhe Prokuroria e Gjirokastrës me anë të një deklaratë ku sipas saj ende nuk ka një akt përfundimtar dhe se duhet të pritet vendimi për tu bërë publike .

Deklarata si mëposhtë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, duke u nisur nga transmetimi në media i disa informacioneve ditën e sotme, çmon të nevojshme që nëpërmjet kësaj deklarate, të sqarojë publikun si më poshtë:

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është regjistruar proçedimi penal nr. 824  në datën 24.12.2019, pas transferimit të akteve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.  Ky proçedim penal bën fjalë për ngjarjen ku ka humbur jetën shtetasi Kostandinos Kaçifas. Ky proçedim penal vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë nuk është arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes. Kjo çështje penale është regjistruar për veprat e parashikuara nga nenet 79/dhe 22, 278/1 e 76 të K.Penal.  

Çdo informacion i publikuar në media, pa ju referuar burimeve zyrtare, dëmton rëndë hetimet dhe nuk kontribuon në zgjidhjen e drejtë të çështjes.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër siguron publikun se do të kryejë hetimin me objektivitet e paanësi dhe do të parashtrojë zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje penale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here