Çfarë do të ndodhë me Britaninë tani që doli nga BE? Ja hapat që ndiqen

0
288

Kryeministri i Britanisë së Madhe, duhet të vë në funksion nenin e 50-të, pjesa e Traktatit të Lisbonës përmes së cilës starton procesi 2-vjeçar i negociatave, ku një shtet anëtarë njofton Këshillin e Evropës për vendimin për dalje nga BE-ja, shkruan The Guardian.

Sipas kushtetutës vendimin për nxitjen e “nenit të 50-të” është vendim të cilin e merr kryeministri i vetëm, jo parlamenti, ngaqë është çështje me privilegj mbretëror.

Megjithatë, asgjë nuk mund të ndaloj parlamentin të bej kërkesë që kryeministri të mos filloj me këtë proces.

Përmes “nenit 50-të” Britania e Madhe fillon negociata dy vjeçare me Bashkimin Evropian, të cilat përfundojnë me daljen e Britanisë nga BE-ja, vetëm nëse BE-ja unanimisht vendos për zgjatje të negociatave.

Në qoftë se për dy vite negociata nuk arrihet marrëveshja për dalje apo zgjatja e negociatave atëherë Britania e Madhe automatikisht kthen mbrapsht rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, që do të thotë Britania do të ketë taksa për të gjitha të mirat që shet në Bashkimin Europian.