“Çfarë ishte kjo që bëra”, fjalët në polici të të riut përmetar që mbyti nënën

0
2158

Dalin detaje të tjera lidhur me krimin në familje në Përmet, ku 24-vjeçari Albi Muhollari mbyti me qese plasmasi nënën e tij Zeniat Muhollari, 68 vjeçe.

Mësohet se para Oficerit të Policisë Gjyqësore në momentin e arrestimit i riu ka kërkuar të pinte ujë duke thënë vetëm këto fjalë: “Çfarë ishte kjo që bëra”.

OPGJ në praninë e avokatit ka marrë në pyetje të riun përmetar, i cili ka pranuar krimin.

Por ai ka refuzuar që të japë shpjegime duke thënë se arsyet do i bëjë të ditura në një moment tjetër, pasi nuk ishte në gjendje të fliste.

Një pistë që dyshohet është edhe debati mbi shtëpinë private të familjes Muhollari, pasi prindërit donin që t’ia kalonin njërës nga vajzat në pronësi.

Mësohet se 24-vjeçari Albi Muhollari ka përfunduar për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nënë e bir kishin vetëm pak ditë që ishin kthyer në Përmet për pushime, pasi prej vitesh jetonin në SHBA.

Shkruaj nje koment