Check up-i falas ,Rama publikon shifrat/Qytetarët :Propagandë e qeverisë!

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook ka treguar shifrat sesa qytetarë kanë kryer check up-in “falas” këtë vit. Sipas të dhënave të publikuara janë plot 411 503 qytetarë  që kanë kryer check up-in.Por përsa i përket njerëzve check up ishte një dështim i qeverisë Rama kjo sepse analizat sipas tyre nuk bëheshin në mënyrë korrekte. Për qytetarët e Gjirokastrës ,check up-i dhe shëndetësia falas ishte thjesht propagandë e qeverisë.

Arbeni ,një 64 vjecar, thotë se vuan nga tensioni por kur ka shkuar të bëjë check up analizat i kanë dalë mirë fare. .”E kam bërë check up-in .Unë vuaj nga tensioni kam 10 vjet me thënë të drejtën ,po analizat më dolën mirë ,nuk vuaja nga asgjë .Nuk besoj kështu unë ,ndaj kurohem dhe kontrollohem në Greqi.Kjo është propagandë e Ramës!”

Një tjetër qytetare thotë se check up nuk ishte i saktë .”E bëra që sa u lajmërua se do qe falas.Të gjitha analizat .Prita për përgjigje afërsisht një muaj ,kur i mora dolën pozitive .Por ngaqë ishin falas e humbëm besimin se mund të ishin të sakta.Sa për këtë shëndetësin falas po shkove në doktor do japësh patjetër .Nuk ka gjë falas sot”-thotë kjo e fundit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment