CheeseCulT-Rruga e djathit forcë inovative e trashëgimisë kulturore për zhvillimin e turizmit rural në zonën ndërkufitare

0
153

Universiteti i Janinës merr pjesë si partneri kryesor në projektin “CheeseCulT – Rruga e djathit si një forcë inovative e trashëgimisë kulturore për zhvillimin e turizmit rural në zonën ndërkufitare”, i cili është bashkëfinancuar nga Programi Interreg IPA II Greqi-Shqipëri 2014 -2020 nga  Bashkimi Europian dhe Fondet Kombëtare të Greqisë dhe Shqipërisë.

Universiteti i Janinës do të organizojë takimin fillestar të projektit ‘CheeseCulT’ në ambientet e tij. Takimi do të zhvillohet ditën e hënë  në 16 dhjetor 2019 në orën 18:00 – 20:15 dhe ditën e martë në 17 dhjetor 2019 në orën 09:30 – 16:00 në Sallën e Takimeve të Bibliotekës Qendrore të Universitetit të Kostakioi në Artë, me pjesëmarrjen e të gjithë partnerëve, Organizatën Greke Bujqësore-Demeter, si dhe dy partnerët shqiptarë, Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër dhe shoqatën ARGJIRO.

 ‘CheeseCulT’ është projektuar për të kapitalizuar përqendrimin agroushqimor të zonës CB në prodhimet e qumështit dhe për ta përfshirë atë në turizmin vendor të qëndrueshëm në një plan zhvillimi të zbatueshëm për rajonet e përfshira.

Kriteri bazë i projektit dhe rezultati kryesor do të jetë identifikimi i lidhjeve midis zinxhirëve të vlerës së baxhos CB dhe potencialit të turizmit përmes Studimeve të Diagnostikimit duke çuar në skicimin/ hartëzimin e një lidhjeje të rrugës së djathit. Rruga e Djathit do të hartëzohet bazuar në aktivitete të tilla si proçedura e kritereve të përzgjedhjes, hartimi i një baze të dhënash përkatëse dhe GIS, duke përdorur të dhëna rajonale për paraqitjen e rrugëve të ndryshme tematike. Skicimi i Rrugës së Djathit do të plotësohet nga një sërë aktivitetesh trajnimi të zhvilluara bashkërisht për palët e interesuara vendore në të dy vendet, duke u përqëndruar në agriturizëm, prodhimin dhe cilësinë e djathit, marketingun dhe inovacionin kulinar.

Trajnimi i përbashkët i grupeve të synuara të diferencuara siç janë prodhuesit dhe ndërmarrjet e turizmit, pritet të krijojë një zinxhir të dobishëm të palëve të interesit të Rrugës së Djathit për mirëkuptim të përbashkët. Përfundimet e tjera do të jenë rezultatet në nismat inovative që lidhen me Rrugën e Djathit. Dorëzimet e këtyre përfshijnë hartimin dhe zbatimin pilot të një plani vendor për zonat e projektit, të kombinuara me vizita shkëmbimi dhe takime për të nxitur bashkëpunimin nga palët e interesuara në të dy vendet, sipas një kornize të krijuar të përbashkët. Një rezultat i rëndësishëm i aktiviteteve të Inovacionit do të jetë krijimi i dy Qendrave të Ekspozitave të Djathit (një në secilin vend) që do të përfshihen në segmente të Rrugës së Djathit dhe do të ofrojnë shërbime për ekspozita dhe përfaqësime të proçedurave tradicionale të baxhove. Si një aktivitet plotësues, partnerët e projektit do të përgatisin dhe zhvillojnë një version elektronik të një Libri gatimi të përbashkët të djathit. Si rezultat, do të zhvillohet një rrjet Agro-turistik i Djathit për të përfshirë të gjitha ndërmarrjet turistike të interesuara të zonës CB dhe për t’i bashkuar ato me nismën e Rrugës së Djathit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here