Çika: Faleminderit z. Basha ! Por , po si i vendosëm bashkë, nuk janë tanët !

0
155


Nga Nebil Çika *
Përshëndet vendimin e Partisë Demokratike dhe kryetarit Lulzim Basha për përcaktimin e kuotave të përfaqësuesve nga shtresa e të përndjekurve politikë antikomunistë në fushatën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë si një risi në zhvillimet politike dhe një kërkesë e vazhdueshme e jona ndaj PD .
Kam refuzuar dhe refuzoj çdo tajitim të të përndjekurve politike antikomunistë si pakicë apo shtresë në nevojë pasi ne jemi themeli i PD dhe shumica strukturave dhe bazës elektorale te saje , Sipas dokumenteve te Sigurimit të Shtetit në diktaturë në ishim rreth 35% e popullsisë se vendit sot 35 % e elektoratit shqiptar dhe sipas të dhënave tona mbi 90 % janë anëtarë e mbështes e votues të PD një kolateral politik, që nuk besoj ta këtë tjetër parti politike në botë . Me pak fjalë .ne se i motivon te shkojnë të gjithë në votime, PD futet ne zgjedhje me rreth 35% te votave kombëtare në kuti për të .
Roli jonë ne PD behet më i spikatur në opozitë kur individë e grupime të tjera, për arsye nga me te ndryshmet distancohen për tu rikthyer në periudhën e “hapjes” para zgjedhjeve ne kohen e përgatitjes se listave te kandidateve për deputet. Ne jemi gjithnjë atje ne balle te protestave dhe aksionit politik te PD. Kjo është e faktuar botërisht . Nga statistika jone mbi 90% e te arrestuarve nga policia në protestat e opozitës janë nga shtresa e të përndjekurve politike antikomuniste dhe ky është kampioni me i mirë për të matur kontributin tonë në PD.
Problemi ynë ka qenë e mbetet përfaqësimi politik ne raport të zhdrejtë me kontributin politik e elektoral që i japim PD gjë qe kemi kërkuar të ndryshohet e riparohet nga z. Basha. Jo pa kuota fare, por10 apo 20 % sikur te caktoj PD nuk do të thotë qe të tjerë kandidatë nga radhët e te përndjekjeve politikë qe mund te dalin nga procesi i zgjedhjeve ne PD te pengohen ne përzgjedhjen e tyre pasi ne përbejmë shumicën e anëtarësisë dhe elektoratit te sajë .
Ne kemi kërkuar dhe këmbëngulim që PD ti zgjedhë kandidatet nga shtresa jone në dakortësi me ne ,dhe jo të na i zgjedhin e të na imponojnë në mënyre të njëanshme siç ka ndodhur deri tani .Në shumë raste ka ndodhur që ata qe na i ka caktuar PD si “përfaqësuesit tanë” nuk kanë qenë tanët .ndonjë herë ,as të PD . Miratimi nga ana jonë i përfaqësuesve tanë është një kërkesë legjitime dhe një kusht i pangociueshëm .
Ne ketë situatë ju bëjmë thirrje te përndjekurve politike antikomunistë të përfshihen ne fushatën e përzgjedhjes një anëtar një votë te kandidateve për deputetë të PD dhe te përzgjedhin e te votojnë kandidatura përfaqësuesit e shtresës sonë, qe pa dyshim janë me te mirët . Degët tona në te gjithë bashkitë e vendit te identifikojnë kandidatet tanë te spikatura dhe të inkurajojnë angazhonin e tyre ne politikë si kandidatë për deputetë dhe të sigurojnë mbështesje për ta nga e gjithë shtresa e te përndjekurve politike antikomuniste .
*Kryetar i Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë
Pjesa nga vendimi i kryesisë së PDSH
“Faza 4: Përzgjedhja nga Kryesia e Partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar
Kandidatët e listës së Partisë përzgjidhen nga kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia në fazën e dytë, sipas këtij raporti: kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia do të përbëjnë jo më pak se 80 % të listës së kandidatëve të Partisë në zgjedhje, ndërkohë që jo më shumë se 20 % e listës së kandidatëve do të përzgjidhen nga Kryesia e PDSH-së, si prurje të reja nga bota akademike apo shoqëria civile; përfaqësues të të përndjekurve politikë apo pronarëve; përfaqësues të diasporës; përfaqësues të sipërmarrjes; personalitete politike me kontribut të gjatë në parti; etj.
Gjatë kësaj faze do të mbahet në konsideratë:(1) përfaqësimi i grave të jetë jo më pak se 30 % e numrit të përgjithshëm të kandidatëve.(2) përfaqësimi i të rinjve të jetë jo më pak se 10 % e numrit të përgjithshëm të kandidatëve.(3) përfaqësimi i shtresës së të përndjekurve politikë apo pronarëve.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here