Çika: Me Berishën në krye, PD s’bën dot zgjedhje të lira! Fituesi i përcaktuar nga lideri

0
94

Nebil Çika, thotë se një Parti Demokratike me në krye Sali Berishën nuk ka bërë kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme brenda vetes.

Në studion e MCN Live, ai deklaroi se janë bërë primare dhe më para në vitin 2001 dhe po njëlloj kanë përfunduar dhe atëherë, ku dolën në garë Besnik Mustafaj, Bamir Topi dhe Spartak Ngjela.

Pa u bërë balotazhi dihej që do fitonte Besnik Mustafaj, se kishte një frymë anti-Topi.

Primaret janë të përcaktuar nga lideri në mënyra nga më të ndryshme edhe pse mund të kenë vota.

Së pari duhet të heqësh dorë nga postet, siç po ndodh në SHBA. Në momentin që futesh në garë, heq dorë nga të gjitha funksionet në parti.

Në Tiranë të gjithë e dinin se do ishte Këlliçi. Rezultati është i pamundur të përmbyset, Këlliçi ka vota sa kanë bashkë këta të tjerët.

Nuk di do tërhiqet Alimehmeti apo jo, por është garë e mbaruar. Do të krijojë imazhe demokracie, se ka balotazhe.

Gjithë kjo Tiranë me 1 milionë banorë dhe shkuan të votojnë vetëm 8 mijë e ca veta. Si do e marrësh ti Tiranën?

Ka bojkotim të madh të njerëzve, se kuptojnë se kjo është një farsë e gjitha. Plus që prurja e simpatizantëve ka bërë që të futen shumë kundërshtarë.

Nuk besoj se Këlliçi, një kandidaturë shumë militante si ai ta mund Veliajn. Alimehmeti do kishte më shumë shanse, se pjesa gri mund ta mbështesë.

Zoti Alimehmeti ishte një mundësi qytetare, më e mirë. Berisha nuk do të fitojë asnjë, por do që edhe si opozitë e humbur të jetë qytetari.

Shkruaj nje koment