Çlirim Gjata:Vendimi i KQZ në ikje për të mos shkarkuar kryebashkiakun ilegjtim të Matit, provon aleancën e Edi Ramës me krimin.

0
174

” PD do ta ankimojë këtë vendim politik dhe të paligjshem”.

“Sot shqiptarët duhet të kishin një kryebashkiak më pak të lidhur me krimin, por Edi Rama vendosi ndryshe me KQZ-në e tij në largim. Në këto 7 vjet të drejtimit të vendit, Edi Rama u provua si Kryeministri që promovoi në politikë dhe në administratën publike më shumë se 600 persona me precedentë kriminalë, nga vrasësit dhe përdhunuesit, tek trafikantët e drogës dhe trafikantët e grave dhe vajzave. Sot ai vendosi të dalë mbi ligjin e dekriminalizimit dhe të mbrojë kryebashkiakun ilegjitim të Matit. Ligji është shumë i qartë. Agron Malaj është dënuar me burgim për armëmbajtje pa leje. Ligji i dekriminalizimit e ndalon përjetë që ai të kandidojë apo të zgjidhet në një funksion publik.Neni 2 i ligjit të dekriminalizimit parashikon se nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie personat, të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë vepër penale, sipas nenit 278 paragrafi i pestë i Kodit Penal, pra për mbajtjen e armëve në mjedise publike pa lejen e organeve kompetente shtetërore. Për dënimin për këtë vepër penale, ndalimi sipas nenit 4 të ligjit është përjetë. Agron Malaj është dënuar për këtë krim.Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të kishte vendosur për mbarimin e menjëhershëm të mandatit të tij, por iu nënshtrua urdhrave politikë, duke shpërdoruar detyrën dhe besimin e qytetarëve. Për këtë arsye, Partia Demokratike do të kallëzojë penalisht 5 anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shpërdorim të detyrës dhe do të ankimojë në gjykatë vendimin e paligjshëm të KQZ-së.Vendimi i sotëm provon qartë se Edi Rama nuk e ka dashur kurrë dekriminalizimin, pasi krimi është aleati i vetëm për pushtetin e tij thellësisht të korruptuar dhe të kalbur nga bashkëqeverisja me krimin. Rasti i Agron Malajt dëshmon edhe njëherë se Edi Rama ka marrë në mbrojtje krimin, duke e promovuar në politikëe dhe në administratën publike, pasi me krimin e ka më të lehtë të vjedhë taksat dhe pasuritë e shqiptarëve dhe t’i rrënojë ata ekonomikisht. Akti rutinë i një kryeministri normal do të ishte shkarkimi i kandidatëve të tij kriminelë, por Edi Rama, i cili përgojon gjithkënd dhe flet për gjithçka, nuk ka gjetur akoma asnjë moment për të mbajtur qendrim për kriminelët e tij në bashki. Edi Rama vazhdon të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk shikon që kandidatët që u ofroi shqiptarëve më 30 Qershor, janë kontigjent burgjesh dhe, njësoj si ai vetë, janë përfaqësues të padenjë për një shoqëri që kërkon të zhvillojë vlerat dhe standardet europiane.Veglat e tij të inkriminuara në pushtetin lokal, në qeveri, në institucione të tjera gjoja të pavarura nuk do ta shpëtojnë Edi Ramën nga ndëshkimi i qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Aleanca e krimit ka tashmë përballë qytetarët shqiptarë, që duan institucione të çliruara nga krimi dhe korrupsioni.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here