“CLLD-CulTour” projekt për turizmin kulturor lokal në interes të komuniteve lokale

0
170

Një projekt europian i përbashkët shqiptaro-grek, fokusuar në zhvillimin e turizmit kulturor lokal me synimin e rritjes së të ardhurave për komunitet lokale ndërkufitare ka nisur të shfaqë përfitimet e para për banorët e bashkisë së Dropullit në qarkun e Gjirokastrës.  Projekti  “Community-led Local Development of Cultural Tourism in Greece and Albania”, akronuar “ CLLD-CulTour” është një projekt ndërkufitar i mundësuar nga fondet e Bashkimit Evropian në kuadrin e programit “Interreg Greece-Albania 2014-2020”. 
Sipas koordinatores Brixhida Marku, objektivi kryesor i përbashkët i “CLLD-CulTour” është që të inicojë formimin e grupeve ndërkufitare të veprimit, të afta për zhvillimin e produkteve inovative të turizmit kulturor. “Duke e konsideruar rajonin ndërkufitar të Shqipërisë së Jugut dhe Greqisë së veriut si një territor që ruan në gjirin e vet gjurmë të vlerave kulturore nga të gjitha periudhat historike të zhvillimit njerëzor nga antikiteti deri në ditët tonas, grupi i partneritetit është angazhuar në aplikimin e disa mjeteve inovative dixhitale orjentuese dhe në ngritjen e disa qendrave ekspozuese informative për t’u ofruar turistëve mundësi njohjeje dhe përjetimi”, sqaron koordinatorja Brixhida Marku.  
Projekti përfshin në ofertën turistike të këtij rajoni pasurinë kulturore të siteve arkeologjike antike dhe objekteve fetare të përiudhës bizantine dhe postbizantine, si pjesë e djepit kulturor  europian duke aplikuar mënyra bashkohore inovative si p.sh. platforma web GIS dhe aplikacione celulare shumë praktike për përdorim nga turistët. 
Në bashkëpunim edhe me strukturat e turizmit dhe trashëgimisë kulturore të bashkisë së Dropullit grupi koordinues i projektit është duke punuar për  modelimin e një qendre ekspozuese në mjediset e ish-shkollës së Goranxisë. “Kjo qendër informative dhe muzeale do të ofrojë për turistët informacion të plotë për monumentet e kulturës, vlerat që përfaqësojnë, vendodhjen dhe mundësinë për të përjetoar në mënyrë të drejtpërdrejtë këto thesare kulturore historike të Luginës së Drinos”, sqaron kryetari i Bashkisë së Dropullit Dhimitraq Toli.  
Projekti “CLLD-CulTour” synon gjithashtu të afrojë dhe aktivizojë një partneritet dobiprurës me komunitetin e banorëve, duke propozuar një metodologji të re bashkëpunimi për mbështetjen e turizmit kulturor duke ndërtuar një infrastukturë turistike që lehtëson informimin, orjentimin, akomodimin, lëvizjen dhe argëtimin e turistëve që vizitojnë këto zona. “Komunitetet lokale nëpërmjet rritjes së të ardhurave nga turizmi kanë përfituesit kryesor prandaj tërheqja e tyre në investime që ndikojnë në përshtatjen e zonës lokale për një turizëm të zhvilluar dhe të qëndrushëm, është më shumë interes”, thotë koordinatorja Brixhida Marku. Aktivizimi i banorëve dhe grupeve lokale të veprimit të përbërë nga aktorë të sektorit publik dhe privat, sipas koordinatores ka interes për bashkëveprimin në hartimin dhe zbatimin e planeve vendore për zhvillimin turistik.  
Partneriteti në implementimin e “CLLD-CulTour” është shumë i gjerë dhe përfshin shumë aktirësi bashkia Zitsanë Greqi, (me buxhet përfitues prej 206,685 €), Rajoni i Epirit, Njësia Rajonale Thesproti, (me buxhet përfitues prej 176,305 €), Këshilli i Qarkut Korçë, (me buxhet perfitues prej 164,350 €) dhe Bashkia Dropull, (me buxhet përfitues prej 138,485 €). 
E.Serjani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here