“Cmenden” cmimet në Gjirokastër për fundvit

0
347

Tregtarët e fruta-perimeve në tregun e qytetit të Gjirokastrës, po shtrenjtojnë cmimet e produkteve. Edhe ky vit nuk ndryshon aspak nga vitet e tjera pasi shtrenjtimi i produkteve, ka nisur në fillim të dhjetorit dhe po kulmon ditët e festave të fundvitit. Nga ana tjetër shitjet nuk ngjasojnë aspak me periudhë festash pasi gjendja e vështirë ekonomike e banorëve nuk i përballon dot cmimet e larta. Vetë tregëtarët në tregun e fruta perimeve në Gjirokastër pranojnë se cmimet janë rritur gati 50% më shumë dhe kjo nuk është as në interes të tyre pasi cmimet e larta ngadalësojnë shitjet. Konkretisht 1 kg arra një vit më parë shitej nga 300-350 lek/kg këtë vit ato shiten 550-600 lek/kg. Ndërkohë që domatet, specat, karrotat, si dhe prodhime të stinës, janë rritur gati në 25%. Ndërsa në tregun e mishit, ka pasur një rritje të lehtë të cmimeve ku 1 kg mish qengji shitet me 850 lek/kg, 1 kg mish vici 750 lek/kg ndërsa ka pësuar rritje mishi i gicit me 20%. Në ndryshim nga vendet e tjera ku festat e fundvitit sjellin oferta pafund për cdo produket në Shqipëri cdo vit ndodh e kundërta cmimet rriten gati dyfish. Nga ana e saj Bashkia e Gjirokastrës me inspektoriatet që ka në varësi, nuk ka ndërmarrë kontrolle tek subjektet tregtare për të mbajtur në kontroll rritjen e cmimeve duke mos lejuar tregëtarët të abuzojnë.

Shkruaj nje koment