Çmendet bordi i Ramës , rriten sërish karburantet

0
140

Bordi i Transparencës ka vendosur çmime të reja për karburantet. Çmimi i naftës është rritur sërish me 7 lekë krahasuar me çmimin e fundit të vendosur nga bordi.

Nafta duke filluar nga sot do të shitet në të gjitha pikat e karburanteve me 26 lekë/l, krahasuar me 258 lekë/l që shitej. Benzina do të shitet me 241 lekë/l dhe gazi me 74 lekë/l.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 265 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 253 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 229 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në njoftimin e bordit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here