Cmendet moti, Gjirokastra sot 43 gradë Celsius, pritet “përvëlim” pa kufi

0
152

Për herë të parë gjatë kësaj vere të nxehtë, termometri sot do të shënojë temperaaturën 43 grade Celcius dhe pikërisht në qytetin tonë, Gjirokastër.

Sinoptikanët thonë se kjo është një ditë kulmore për temperaturën e një moti “afrikan”, por edhe në ditët që vijojnë nuk do të kemi mot shumë “konfort” sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe të prekurit nga sëmundje të ndryshme.

Temperaturat nisin të zbresin prej shkallëve të 43, por nuk do të ketë zbritje shumë të ndjeshme. Pas gjysmës së javës nuk do të jetë 43, por rreth 40 gradë Celsius.

Edhe gushti pritet me temperatura të larta, të paktën në 20 ditët e fillimit.

Ashtu si edhe korriku, gushtit do t’i mungojnë reshjet e shiut. Në këtë sens ky është një muaj perfekt për pushime

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here