Çmendet Rama në `Kombinat`: Tani jemi Europë

0
213

Edi Rama ka qenë këtë të enjte në lagjen Kombinat të Tiranës për të inspektuar stacionin e ri elektrik nga ka dhënë deklarata haluçinante.

Mes të tjerave ai i ka habitur të gjithë të pranishmit pasi ka deklaruar disa here, se Shqipëria tashmë është në Europë.

‘Le të flasin për defiçencat në raport me të ardhmen por jo me të shkuarën. Jemi në një fazë krejt tjetër të zhvillimit të vendit. Habitem si mund të flasin njerëzit në këto 7 vjet e rrënuat dhe shkatërruat këtë populli, e larguat këtë popull.

Energjia tani është simbol. Jemi një vend me probleme, por jemi në Evropë sot, jo për faktin çfarë kemi bërë por për rrugën që kemi hapur, me tekstet e shkollave, me sistemin shëndetësor, me kontributet direkte jo vetëm shtetërore por edhe fondet evropiane që i kemi thithur me sukses për bujqësinë, me gjithë infrastrukturën e energjisë.

Një vend me probleme, me halle, sfida ku ende jo pak njerëz që për t’ia dalë duhen marrë për dore, por jemi një vend në Evropë’, deklaroi Rama.

Që Shqipëria gjeografikisht është në Europë këtë e dinë tashmë të gjithë shqiptarët që nga klasa e parë e deri te pensionistët. Rama thotë se ‘jemi Europë’ dhe për këtë i referohet shkollave dhe sistemit arsimor.

Dy sektorë këta të shkatërruar gjatë këtyre 8 vite të qeverisjes së ‘Rilndjes’ dhe të cilët janë nga arsyet më madhore që i detyrojnë shqiptarët që të emigrojnë masivisht drejt vendeve të Europës.

Nga ana tjetër kujtojmë se Edi Rama edhe procesin e integrimit të vendit drejt anëtarësimit në BE në dy mandatet e qeverisjes së tij e ka lënë në vend numëro dhe madje rrezikon që ta shtyjë në kalendat greke.

Edi  Rama ‘i ka hapur’ 3 herë negociata në ERTV, por e vërteta është që këtë vit rrezikohet që ta Europa ta  ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, pasi edhe Gjermania është pozicionuar në bllokun e vendeve skeptike (përveç 15 kushteve), pas lojërave politike dhe ligjore që po bën me Reformën Zgjedhore dhe me ligjin për mediat.

Kujtojmë gjithashtu se u bënë shumë vite që kryeqytetin shqiptar nuk e viziton asnjë nga kryeministrat e vendeve të Bashkimit Europian dhe anasjelltas, Edi Ramën, nuk e presin më në vendet e tyre, siç edhe ndodhi së fundmi me injorimin publik që i bëri kancelarja Merkel.

Tashmë është e faktuar se historia e qeverisjes së Edi Ramës është e gjitha një mashtrim, lidhur me hapjen e negociatave dhe futjen reale të Shqipërisë në Europë .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here