
Kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit kanë lajmëruar të gjitha pikat e shitjes me pakicë se, duke nisur që nga 15 shkurti, furnizimet e reja me gjalpë dhe djathë do të kenë çmime deri në 37% më të larta.
Sipas listës bashkëngjitur që kompanitë kanë dërguar në pikat e pakicës, rritjen më të madhe e pësojnë djathi dhe gjalpi kryesisht i prodhuar nga qumështi i deles.
Burimet nga kompanitë e përpunimit të qumështit pohuan se kjo rritje është aplikuar për shkak të shtrenjtimit të çmimit të qumështit nga fermerët gati me 50 për qind.