Cmimet e rritura, inflacioni 8%, pakesojne konsumin, importet bien 6%

0
39

Cmimet e larta rezulton se po e reduktojne konsumin ne vend, duke ndikuar ne uljen e importeve te shume produkteve. Sipas te dhenave te INSTAT, per 11 mujorin, importet ne total, ne sasi, u tkurren me 6.4% ne krahasim me te njejten periudhe te nje viti me pare. Ndonese po blejne me pak mallra, konsumatoret po i paguajne ato shume me shtrenjte. Tkurrjen me te larte ne sasi e ka shenuar kapitulli “Lendet djegese minerale, vajrat minerale dhe produktet e destilimit te tyre”, qe u tkurr me 15% me baze vjetore per periudhen janar-nentor. Efektin e ka dhene ulja e karburanteve, teksa importuesit pohojne se rritja e cmimeve te naftes e benzines ka ndikuar ndjeshem ne konsumin e tyre. Ne renie te ndjeshme ishin dritherat, qe u tkurren me 24.5% ne sasi per 11 mujorin. Mjetet e transportit kane rene me 12%. Ne nentor, inflacioni arriti ne 7.9%, cka nenkupton se cmimet mesatarisht jane rreth 8% me te shtrenjta se nje vit me pare. Shtrenjtimin me te larte e kane shenuar ushqimet, qe jane produkti baze i jeteses dhe karburantet.

Shkruaj nje koment