Çmimet kapin ‘majat’ në gusht, kryesojnë ushqimet dhe transporti

0
36

Çmimet gjatë muajit gusht u rritën me 8% krahasuar me njëjtën periudhë të vitit 2021, kur rritja ishte 2.4%.

Shifrat e INSTAT tregojnë se rritjen vjetore më të lartë e ka grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga “Transporti”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Hotele, kafene dhe restorante”, e të tjera.

Krahasuar me muajin Gusht 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 19,3 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 14,0 %, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 6,2 % secili, “Argëtim dhe kulturë” me 5,2 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,7 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,2 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,9 % secili, “Komunikimi” me 0,9 %, “Shërbimi arsimor” me 0,7 % dhe “Shëndeti” me 0,6 %.

Shkruaj nje koment