Çmimi i energjisë në bursa arrin në 1047 euro MWh, furnizimi vendas në mëshirë të fatit

0
54

Çmimet e energjisë të ditës në avancë në Bursën Hungareze (referencë edhe për Shqipërinë) arritën rekordin e 1047 eurove/mwh për orën 20:00 për datën 30 gusht.

Kjo do të thotë që 1 kwh është shitur afërisht me 130 lekë duke treguar qartësisht katastrofën që po qëndron mbi kokën e të gjithëve. Në pik çmimet arritën në 808 euro/Mwh ndërkohë që në bazë ky çmim ishte 748.97 euro/Mwh.

Rekordi në të cilin kanë arritur çmimet duket se janë kthyer në shqetësimin kryesor të qeverive të cilat janë angazhuar maksimalisht në garantimin e furnizimit ndëkrohë që problematikë nuk është me vetëm çmimi por disponueshmëria e energjisë.

Një situatë e ngjashme u vu re edhe vitin e kaluar në të njëjtën periudhë sa i takon disponueshmërisë së energjisë por çmimet ishin tre herë më të ulëta sesa aktualisht çka tregon se situata aktuale mund të quhet si katastrofike.

Mbetet e paqartë sesi Shqipëria do të përballojë furnzimin me energji në kushtet kur aktualisht shumica e sasisë po sigurohet nga kaskada e Drinit rerezerva e së cilës ka zbritur me shpejtësi javëve të fundit për shkak të përqëndrimit të prodhimit në këtë burim.

Një sërë procedurash të hapura nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare për blerjen e energjisë janë anuluar për shkak ë çmimeve jashtzakonisht të larta por që në horizont nuk po shihet sinjal për ulje.

Përkundrazi muajt në vijim siç janë shtatori dhe tetori pritet që të jenë kulmi i krizës nëse nuk do të ketë ndryshim të situatës së përgjithshme në Europë ndërkohë që vendi ynë varet tërësisht nga “hidro”duke mos pasur alternativë tjetër.

Qeveria deri më tani ka mbështetur me garanci kompanitë e energjisë për të siguruar energjinë për klientët në tregun e rregulluar ndëkrohë që nuk ka asnjë deklaratë mbi hapat në vijim përveç fushatës së nisur për ndërgjegjësimin në kursimin e energjisë.

Problemi që shtrohet para sipas ekonomistëve të tregut lidhet me faktin se ende nuk ka një kulm ku mendohet se do të arrijë kriza e energjisë e cila është future në një rreth vicioz të lidhur me zhvillimet gjeopolitike, sjelljet e tregjeve, ecurinë e ekonomive dhe kushtet hidrike për vende të caktuara.

Shkruaj nje koment