
Policia italiane ka arritur të sekuestrojë 100 kilogramë drogë si dhe arrestimin e 10 personave, ku tre prej të cilëve rezultojnë të jenë shqiptarë.
Sipas mediave vendase mësohet se gjatë një operacioni të gjerë të Guarda di Finanzës të Torinos, u bë e mundur çmontimi i organizatës kriminale të cilët kishin shtrirë biznesin e tyre në provincat e Torinos dhe Asti dhe me degësime në Lombardi, Veneto, Toskanë, Siçili dhe Sardenjë.
Gjatë operacionit u bë i mundur sekuestrimi i 100 kilogramë drogë që dyshohet se do të sillte të ardhura të paligjshme prej 20 milionë eurosh. Sasia e drogës ishte fshehur në djathin parmixhano.