CNN: Shqipëria, vendi për t’u vizituar në 2024

0
76

Ku të udhëtoni në 2024-ën, vendet më të mira për t’u vizituar? Kësaj dileme i ka dhënë përgjigje CNN Travel në një shkrim që mban në krye një foto nga Thethi në veri të Shqipërisë. Dhe pikërisht vendi ynë gjendet në 10-tëshen e patë të listës së publikuar këtë 1 Janar.

“E vendosur në bregdetin e Adriatikut mes Greqisë dhe Malit të Zi, është për t’u habitur që Shqipëria nuk ishte kaq popullore si destinacion plazhi më parë, por çmimet e saj te përballueshme për portofolin e çdokujt kanë parë një lulëzim të turizmit gjatë viteve të fundit”, citon CNN.

Sipas tij, në vitin 2023, një numër rekord italianësh u dyndën në të gjithë Adriatikun dhe Jonin për pushimet e tyre verore me kosto te ulet.

Në shkrim nënvizohet se në vitin 2024 pritet të hapet një aeroport i ri në Vlorë, në bregdet, që do të lehtësojë edhe me shume udhëtimet në plazhe sidomos ne rivierën e jugut.

Por, Shqipëria ofron shumë më tepër sesa bregdetin e saj sipas “CNN Travel”. Vendi ka një kulturë të pasur, duke përfshirë historinë e krishterë dhe myslimane, me qendra historike në qytete si Berati dhe Gjirokastra, si dhe peizazhe malore mahnitëse, ku Thethi është më i famshmi.

Në vitin 2023, lumi Vjosa prej 270 kilometrash u shpall zyrtarisht parku i parë kombëtar i lumit të egër në Evropë.  Turistet e shumte dhe jehona e mediave ndërkombëtare patën ndikim pozitiv ne mbylljen e vitit 2023 me mbi 10 milionë turistë të huaj referuar shifrave zyrtare.

Shkruaj nje koment