Cohet fshati Vasjar, qeveria nuk na dëmshpërblen pronat

111 00228-00_00_11_18-still005

Banorë të fshatit Vasjar në Tepelenë, nuk janë kompensuar nga Autoriteti Shtetëror i Rrugëve për trojet dhe ullishtet që u prishën me ndërtimin e aksit të ri Levan-Tepelenë. Ata kanë apeluar këtë shqetësim që ka më shumë se tre vjet që nuk u japin zgjidhje, autoritetet shtetërore. Nga 24 familje që kanë qenë në listën e kompensimit, vetëm 10 prej tyre, janë dëmshpërblyer, ndërsa pjesa e ngelur, nuk kanë tërhequr asnjë qindarkë. Banorët kanë bërë fajtor, Autoritetin Kombëtar të Rrugëve i cili, u ka një borxh gati 4 milionë lek të rinj përfshirë këtu kompensimin e truallit tokë bujqësore, si dhe drurët frutorë. Ali Meta njëri prej banorëve të Vasjarit, akuzon drejtuesit e këtij autoriteti, se dëmshpërblimin e kanë realizuar tek ato familje që njihen si përkrahës të LSI dhe PS, ndërkohë që pjesa tjetër e të dëmtuarve që njihen si të djathtë, janë diskriminuar dhe kjo jo pa qëllim. Vlera e kompensimit të ullishteve të shkatërruara dhe drurët frutorë, e kalon shumën e 2.6 milionë lekëve ndërsa po kaq vlen edhe vlera e truallit të zënë për ndërtimin e rrugës së re Levan-Tepelenë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment