Como nxjer bllof Ramen/ Masat anti Covid ? Ne keshillojme, qeveria vendos

Në vitin e fundit që nga nisja e pandemisë në Shqipëri ka pasur një debat të fortë se kush i merr vendimet për masat, Komiteti i Ekspertëve apo qeveria. Pak kohë më parë Tritan Kalo, ish-anëtar i Komitetit të Ekspertëve u shpreh qartë se organi ku bënte pjesë vetëm sugjeronte dhe se vendimet në fund i merrte qeveria. Një gjë të tillë e pranoi sonte në Radarin Informativ edhe Najada Çomo, shefe e Infektivit, kandidate e PS-së për deputete në qarkun e Tiranës.

Kjo është një e vërtetë e padiskutueshme. Ne jemi një komitet ekspertësh që ju i njihni si emra, ne këshillojmë në kuptimin vendimmarrës, por vendimmarrja është vendimmarrje nga ekzekutivi. Ka qenë një punë e mundshme e jona. Vendimet ishin tonat, ne ishim një komitet miks. Ekzekutivi është vendimmarrës, ai që vendos, por këshilla që t’i ofron nga ana mjekësore. Ne këshillat ja dërgojmë qeverisë. Ne bëjmë më të mirën për shëndetin e popullatës” tha ajo.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment