COVID-19, 681 raste të reja nga 3340 testime të kryera


Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë humbur jetën 16 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 681 raste të reja nga 3340 testime të kryera.

Viktimat e 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 50-90 vjeç.

Ndërkohë, rastet e reja me COVID-19 u shënuan; 303 raste në Tiranë, 40 raste në Shkodër, 28 raste në Durrës dhe Korçë, 25 raste në Vlorë, 24 raste në Librazhd, 19 raste në Mirditë, 18 raste në Kukës, 17 raste në Elbasan, 15 raste në Fier, 12 raste në Pogradec, Berat, Lushnje, 11 raste në Kolonjë, Gjirokastër, 9 raste në Gramsh, Kuçovë, Kurbin, 8 raste në Kamëz, Lezhë, 5 raste në Devoll, Sarandë, 4 raste në Krujë, Tepelenë, Dibër, Peqin, 3 raste në Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Mallakastër, Pukë, Kavajë, 2 raste në Roskovec, Bulqizë, Delvinë, Përmet, Mat, 1 rast në Skrapar, Vorë, Patos, Cërrik, Poliçan, Memaliaj, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Divajkë, Fushë- Arrëz, Himarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 79,131 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 506 pacientë, 30 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment