Covid 19/ Humb jetën skulptori i njohur, Arben Bajo

0
130

Skulptori i njohur, Arben Bajo, nuk e ka fituar betejën me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga miqtë e tij në rrjetin social “Facebook”.

“Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia.

Bajo prej ditësh është ishte duke “luftuar” me COVID-19, por ditët e fundit gjendja e tij u bë më kritike.

53-vjeçari Arben Bajo, në profesion është skulptor dhe pedagog tek Universiteti i Arteve.

Arben Bajo ka çelur disa ekspozita personale brenda edhe jashtë vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here