COVID-19/ Hyjnë sot në fuqi masat e reja, fasha orarit deri në 17:30, por ja si do jetë fundjava

0
153

Ka hyrë sot në fuqi vendimi për fashën e re orare. Duke filluar nga sot bizneset do të qëndrojnë të hapura nga ora 05:00 deri me 17:30, ndërsa orari i lejuar për të lëvizur me leje vetëm një person brenda familjes për 90 minuta, do të jetë brenda kësaj fashe orari nga 05:00 deri në 17:30.
Këto ndryshme të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë janë paralajmëruar më herët dhe nga kryeministri Rama, ndërsa ajo që bie në sy është zgjatja e ndalim qarkullimit të qytetarëve dhe çdo lloj mjeti në fundjavë duke filluar nga e premtja, 17 prill në orën 17:30 deri të hënë e 20 prillit në orën 05:00 deri në një urdhër të dytë.
Gjatë kësaj fashe orari në fundjavë nuk do të lejohet ansjë lloj biznesi hapur, as farmacitë, marketet apo bizneset e tjera që lejohen të hapura gjatë javës nga ora 05:00-17:30.
Përjashtim nga urdhri bëjnë vetëm transporti i mallrave, policia, urgjenca, mediat dhe shërbimet delivery.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here