COVID-19 i merr jetën mjekes nga Gjirokastra

0
219

Koronavirusi merr një tjetër jetë në radhët e bluzave të bardha. Mjekja Flutura Harshova nga Gjirokastra ka ndërruar jetë pas disa ditësh e shtruar në spitalin COVID-2, “Shefqet Ndroqi”. Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë.
Ajo shërbeu prej 48 vitesh si mjeke pneumologe, fillimisht në spitalin e Sanatoriumit ku dhe ndërroi jetë, dispanceri dhe më pas në një klinikë në Tiranë.
Një ditë më parë COVID-19 i mori jetën mjekut të njohur Drini Dobi i cili ishte dërguar për kurim në Itali, ndërsa të martën u shua Leonard Kamberi, mjek gjinekolog në Vlorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here