COVID-19/ Manastirliu: 67% e vatrave aktive në Shqipëri janë familjare

0
143

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një konferencë për mediat deklaroi se situata e pandemisë në vend është kritike.
Manastirliu tha se krahasuar me një muaj më parë në vend po regjistrohet dyfishi i rasteve pozitive.
“Situata epidemike në vend është delikate. Qytetarët kanë një rol thelbësor në këtë pandemi, të dalim fitues së bashku. Situata është e kontrolluar. Rritja e qëndrueshme e rasteve karakterizon javën që mbyllim, por është një situatë kritike në raport me muajin e mëparshëm ku kemi dyfishim të rasteve“, tha Manastirliu.
Manastirliu theksoi se deri më tani rezultojnë 265 vatra aktive në vend, ndërsa 67% prej tyre rezultojnë të jenë vatra familjare.
“31.6 është mesatarja e vendeve të rajonit për fatalitetet. Vihet re një rritje e numrit të vatrave të infektive. 265 vatra aktive në Shqipëri, 67% prej tyre rezultojnë të jenë vatra familjare. Dua të vë theksin në rëndësinë që ka roli i çdo qytetari. Në momentin që je i dyshuar, ke qene pjesë e kontakteve të një personi që ka rezultuar pozitiv duhet të bëhet menjëherë izolimi. Izolimi dhe karantinimi nuk ka ndryshuar. Mund të kenë ndryshuar shumë mënyra se si ka vijuar zhvillimi i ndjekjes së situatës, por ajo çfarë nuk ka ndryshuar është nevoja për të vijuar izolimi 14 ditor , në momentin që je i dyshuar”, u shpreh më tej Manastirliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here