Covid-19/ Ndihmat, 345 familje në nevojë në Gjirokastër

Sipas listës së përpiluar nga bashkia e Gjirokastrës numri i familjeve në nevojë është 345 . Në një prononcim kryetari i bashkisë Gjirokastër ka thënë se çdo familje e cila ka nevojë për ndihmë në këto ditë të vështira për shkak të Covid-19 do të ndihmohet . Gjithashtu Golemi ka shtuar se nuk duhet të shfrytëzohet situata nga qytetarë që se kanë të nevojshme ndihmën dhe sërish të kërkojnë. Deri tani në Gjirokastër në 7 bashkitë e qarkut nuk ka asnjë të prekur me Covid-19.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment