COVID-19 në Shqipëri/ 4 viktima dhe 302 raste të reja

0
208

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur përditësimin e situatës Covid në vendin tonë.
Në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
196 të prekur në Tiranë,
31 raste në Durrës, 17 raste në Fier, 11 raste në Tropojë,
8 raste në Kurbin, 6 raste në Pogradec, 5 raste në Shkodër,
4 raste në Kukës, Rrogozhinë, Kuçovë,
2 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, Mallakastër, Vorë, Patos,
1 rast në Mirditë, Kamëz, Bulqizë, Peqin.


Janë shëruar 82 qytetarë, duke e çuar në 10,548 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, 4 qytetarë.

Shkruaj nje koment