COVID-19 në Shqipëri/ 4 viktima, rritet numri i rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 306 raste të reja.
Sipas ministrisë, në harkun kohor të 24 orëve janë shëruar 71 qytetarë të infektuar me koronavirus, duke e çuar numrin e të shëruarve në total në 10466.
Bëhet me idje se aktualisht janë shtruar në spital 260 persona. Në total, në Shqipëri janë konfirmuar 18556 raste, prej të cilave, 7621 aktive.
Ndërkohë, numri përgjithshëm i viktimave në vendin tonë është 469.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
179 raste në Tiranë, 25 raste në Korçë dhe Vlorë,
16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat,
6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës,
4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec,
2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin,
1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment