COVID-19 në Shqipëri, 6 viktima dhe 275 raste të reja

0
152

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona, ndërsa janë konfirmuar 275 raste të reja, nga 1422 testime të kryera.
Viktimat e që kanë humbur jetë në 24 orët e fundit janë; një 61 vjeç nga Korça, 67 vjeç nga Pogradeci, 69 vjeç nga Lezha, 71 vjeç Vlorë, 73 vjeç nga Fieri dhe 74 vjeç nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.
Bëhet me dije se janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të pandemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here